Fluksi i mërgimtarëve: Pritje deri në katër orë nga Merdarja për të hyrë në Kosovë

Kolonat rrafsh prej një-kilometri janë shkaktuar në Merdarë për t’u futur në Kosovë, derisa pritjet po zgjasin për katër orë.

Kështu është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në përditësimin e tyre të fundit në ora 15:00, shkruan lajmi.net.

Situata është e qetë në pikat tjera kufitare, në përjashtim të Jarinjës dhe Dheut të Bardhë.

Në Jarinjë, pritjet për t’u futur në territorin e Kosovës po zgjasin deri në një orë.

Tek Dheu i Bardhë, pritjet po zgjasin rreth dy orë dhe është krijuar kolonë prej 600 metrash.

Kjo po ndodh si rezultat i fluksit të mërgimtarëve në vend.