Foda publikon listën të enjten

Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda të enjten do ta bëjë publike listën e lojtarëve të ftuar për miqësoren kundër Norvegjisë.

Federata e Futbollit të Kosovës, të mërkurën ka njoftuar se Foda krahas publikimit të listës do të mbajë edhe një konferencë për shtyp në lidhjen me grumbullimin e dytë të “Dardanëve” brenda këtij viti.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se të enjten pasdite, Kosova do ta mbajë edhe stërvitjen e parë që do të zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Kosova në muajin qershor do ta luaj vetëm një ndeshje miqësore. Më datën 5 qershor, Kosova do të përballet me Norvegjinë në Olso.

Kjo do të jetë miqësorja e tretë për Fodën në krye të Kosovës dhe përgatitje për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që nis në muajin shtator.

Në muajin mars, Kosova i luajti dy miqësore, ku triumfoi 1:0 ndaj Armenisë dhe u mposht nga Hungaria me rezultatin 2:0.