Forca e besimit dominon mbi kurthet, intrigat dhe komplotet për të tjetërsuar detajet e realitetit!

Muhamed B Sytari

Sa më shumë që heshtin ata që duhet ta dëshmojnë pastërtinë, dritën dhe madhështinë e besimit, dhe të ftojnë drejt Tij, aq më shumë i hapet rruga të kundërtave për të shpalosur veten, sidomos kur ata që i servirin janë të aftë në ambalazhim!

Nga ana tjetër, kur besimi dhe bukuritë e tij sprovohen me ahmakë, që as kuptojnë, as duan të mësojnë dhe veten e shohin si kujdestarë të besimit dhe fesë, bëhet obligim puna dhe angazhimi dyfish, për të korrigjuar dhe shëruar realitetet e dëmtuara!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, dita e fundit e vitit 1444