Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Forcat irakiane operacion kundër DEASH-it

Forcat irakiane operacion kundër DEASH-it

Së paku katër strehimore të organizatës terroriste DEASH u neutralizuan në një operacion të kryer nga forcat e armatosura të Irakut në lindje të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Operacioni është kryer pasi janë vërejtur intensifikim të veprimtarisë terroriste të DEASH-it në provincën lindore Saladin”, tha për AA kapiteni i ushtrisë irakiane Habib al-Shammari.

Operacioni i sotëm është kryer pas sulmit të djeshëm terrorist në të cilin u vra një zyrtar i policisë irakiane në Tikrit.

Paralelisht me këtë, forcat irakiane sot arrestuan një pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH në Mosul.

I arrestuari përgatitej për kryerjen e sulmit vetëvrarës në këtë rajon, ndërsa në njoftimin e policisë theksohet se bëhet fjalë për terroristin Nezarr Saleh që është përgjegjës për një varg sulmesh të deritanishme me bomba në Irak.

Organizata terroriste DEASH në verën e vitit 2014 pushtoi Mosulin dhe një varg rajonesh, ndërsa me operacion të përbashkët të forcave irakiane u çlirua në korrik të vitit të kaluar.