Forcat izraelite arrestojnë 11 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite me pretendime të ndryshme arrestuan 11 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të WAFA, agjencisë palestineze të lajmeve, thuhet se forcat izraelite kryen bastisje në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Në bastisjet e kryera thuhet se janë arrestuar 11 palestinezë, përfshirë në mesin e tyre edhe 3 vëllezër.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve të cilat në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë mbahen për ditë me radhë në qendrat e paraburgimit. /aa