Forcat izraelite arrestojnë 14 palestinezë në Bregun Perëndimor – VIDEO

Gjatë bastisjeve të forcave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar janë arrestuar 14 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite deklaroi se bastisjet u kryen rreth Betlehemit, Nablusit, Selfit dhe Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Përleshje mes ushtrisë izraelite dhe grupeve të armatosura shpërthyen në Jenin.

Ushtria izraelite konfirmoi se ka arrestuar 14 palestinezë në Bregun Perëndimor.

Delegacionet palestineze dhe izraelite nënshkruan të ashtuquajturën “Marrëveshja e dytë e Oslos” në vitin 1995, sipas së cilës Bregu Perëndimor i pushtuar ndahej në tre zona.

Zona “A” mbulon 18 për qind të territorit të Bregut Perëndimor dhe palestinezët kanë autoritet administrativ dhe sigurie. Zona “B” përbën 21 për qind të Bregut Perëndimor dhe ndahet në kompetenca administrative dhe të sigurisë. Zona e tretë dhe më e madhe “C” mbulon 61 për qind të Bregut Perëndimor dhe është plotësisht nën kontrollin e Izraelit.

Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar janë të ekspozuar ndaj sulmeve të vazhdueshme nga ushtria izraelite. /aa