Forcat izraelite arrestojnë 17 palestinezë

Forcat izraelite gjatë bastisjeve në rajonin e Bregut Perëndimor kanë arrestuar 17 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ata u arrestuan nën dyshimin se kanë marrë pjesë në “aktivitete terroriste”, theksohet në njoftimin e ushtrisë izraelite.

Forcat izraelite shpesh herë kryejnë bastisje të gjera në Bregun Perëndimor, të cilin e mban nën okupim dhe Kudsin Lindor me arsyetimin se kërkojnë palestinezë me fletarrest.

Sipas informacioneve të autoriteteve palestineze në burgjet izraelite ende janë 6.000 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe anëtarë të parlamentit, gra dhe të mitur.