Forcat izraelite kapin 2 palestinezët e fundit të arratisur nga burgu

Forcat izraelite kanë kapur dy të burgosurit e fundit palestinezë të cilët u arratisën javën e kaluar nga një burg i sigurisë së lartë, njoftoi policia izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia, përmes një deklarate, bëri të ditur se dy palestinezët Iham Kamamji dhe Monadel Infiat u kapën në qytetin Jenin.

“Shtëpia ku po qëndronin dy të arratisurit u zbulua nga informacionet e inteligjencës së sigurisë së brendshme Shin-Bet, dhe ata u arrestuan nga forcat izraelite pa bërë ndonjë rezistencë”, shtoi deklarata.

Gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë Gilboa në Izraelin verior më 6 shtator. Forcat izraelite arritën të kapnin katër prej tyre pas një kërkimi në shkallë të gjerë.

Rreth 4.850 të burgosur palestinezë ndodhen në burgjet izraelite, përfshirë 41 gra, 225 fëmijë dhe 540 “të burgosur administrativë”, sipas vëzhguesve./aa