Forcat izraelite vrasin 4 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite hapën zjarr ndaj banorëve të një kampi refugjatësh në Bregun Perëndimor të okupuar, duke vrarë 4 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i qytetit Jenni, Akram Rajoub për radion zyrtare “Zëri i Palestinës” tha se forcat izraelite sulmuan një kamp refugjatësh gjatë natës në qytetin që ndodhet në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të okupuar,

Ai tha se izraelitët kanë marë trupat e dy prej viktimave, identitetet e të cilëve mbeten të panjohura.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në një deklaratë tha se dy viktimat e tjera ishin 19-vjeçari Saleh Ammar dhe 21-vjeçari Raed Abu Seif.

Dëshmitarët okularë më herët për AA thanë se ushtarët izraelitë kishin përdorur gaz lotsjellës si dhe plumba të vërtetë në konfrontim me palestinezët në kampin e refugjatëve.

Disa grupe palestineze në Jenin kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme. /aa