Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Forcat turke neutralizojnë 7 terroristë të PKK-së

Forcat turke neutralizojnë 7 terroristë të PKK-së

Së paku shtatë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në operacionet e forcave turke të sigurisë në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Organet turke përdorin termin “neutralizuar” për terroristë që janë vrarë, kapur ose dorëzuar policisë turke.

Shtatmadhoria e Ushtrisë së Turqisë njoftoi se dy terroristë janë neutralizuar gjatë tentimit të kryerjes së sulmit terrorist ndaj forcave kufitare turke në distriktin Nuseybin, në provincën Mardin.

Paralelisht me këtë, së paku pesë terroristë janë dorëzuar tek forcat turke në Silopi, distrikt në provincën Sirnak.

Bëhet fjalë për terroristë që janë arratisur nga kampi terrorist në veri të Irakut.

PKK-ka është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara (SHBA).