Forcat turke operacione kundër terroristëve në veri të Irakut

Së paku tre pjestarë të organizatës terroriste PKK u neutralizuan në Irakun e veriut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes të Turqisë të dielen, raporton Anadolu Agency (AA). Ministria në rrjetin social Twitter njoftoi se sulmet ajrore janë kryer të shtunën, më 12 janar në zonën Zap dhe Sinat-Haftanin. Gjatë operacioneve u shkatërruan armët, strehimoret dhe depot e terroristëve Pjestarët e organizatës terroriste PKK gjatë tre dekadave të fundit kanë vrarë disa dhjetra mijëra njerëz, përfshireë gra dhe fëmijë.