Për Kombëtaren e Kosovës sot fillon aventura në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ që po nisin një cikël të ri nën drejtimin e Bernard Challandes, do të jenë mysafirë të Kombëtares së Azerbajxhanit në Baku, në ndeshjen që fillon nga ora 18:00.
Kjo sfidë shumë interesante, është e vlefshme për grupin 3 në nivelin D në Ligën e Kombeve.
Mungesa e madhe e Kosovës në këtë sfidë, do të jetë mesfushori i Lazios, Valon Berisha.









