Formacioni zyrtar i Kosovës U21 ndaj Andorrës

Kosova U21 e nis kampanjën kualifikuese për EURO 2021 përballë Andorrës.

Djelmoshat e Rafet Prekazi janë absolutisht favorit për të triumfuar këtë ndeshjen, me Andorrën që ka një ndeshje të zhvilluar, duke barazuar 2-2 ndaj Shqipërisë.

‘Dardanët’ përveç kundërshtarit të sotëm, në grup janë edhe me Anglinë, Turqinë, Shqipërinë dhe Austrinë, raporton lajmi.net.

Trajneri Prekazi sot ka vendosur formacionin më të mirë të mundshëm që ka në dispozicion.

Ndeshja starton nga ora 18:30 dhe më poshtë ua përcjellim formacionet zyrtare të të dyja përfaqësuesve.