Fortnite mbetet jashtë App Store për një periudhë të pacaktuar

Fortnite u hoq nga App Store për shkeljen e politikave të dyqanit të aplikacioneve me lançimin e sistemit të saj të pagesave

Apple ka vendosur të dëbojë Fortnite nga App Store për një periudhë të pacaktuar derisa beteja ligjore me krijuesin e lojës Epic të zgjidhet.

Lajmin e dha vetë shefi ekzekutiv i Epic Tim Sweeney. Përdoruesit e lojës shumë popullore nuk do të mund të shkarkojnë lojën në iPhone dhe pajisjet e tjera Apple.

Sweeney tha se procesi ligjore mund të marrë deri në 5 vite për të përfunduar. Njerëzit të cilët kanë shkarkuar lojën tashmë në pajisjet Apple mund të vazhdojnë të luajnë me të por nuk do të marrin përditësime sigurie.

Fortnite u hoq nga App Store për shkeljen e politikave të dyqanit të aplikacioneve me lançimin e sistemit të saj të pagesave.

Apple mban një komision prej 30% për çdo blerje brenda aplikacioneve por sistemi i pagesave të Epic synonte ta anashkalonte. Lëvizja nisi një betejë ligjore ku Epic akuzon Apple për monopol.

Një Shtator një gjykatë Amerikane tha se Apple nuk i ndalon dot zhvilluesit të drejtojnë përdoruesit në opsione pagesash të palëve të treta.

Por trupi gjykues tha se Epic kishte dështuar të provonte se Apple operon një monopol të paligjshëm. /PCWorld Albanian