Fotot e para të Galaxy Z Flip 5 zbulojnë një suprizë

Për më tepër Samsung ka gjetur një mënyrë më elegante për të për ti dhënë formë ekranit rreth kamerave të pasme.

Kur Samsung të mbajë evenimentin e radhës Unpacked në Seul muajin e ardhshëm, kompania pritet të zbulojë përditësimin më të fundit të Galaxy Z Flip i cili do të ketë një ekran të jashtëm më të madh.

Tashmë kemi një ide më të qartë sesi ekranit i jashtëm i Z Flip do të ngjajë kur të mbërrijë këtë vit.

Sipas MySmartPrice, ekrani dytësor i telefonit mbulon pjesën më të madh të kapakut të jashtëm. Edhe pse mungon një informacion rreth madhësisë së këtij ekrani, pritet të jetë ndjeshëm më i madh sesa 1.9-inç që është vendosur në Z Flip 4.

Për më tepër Samsung ka gjetur një mënyrë më elegante për të për ti dhënë formë ekranit rreth kamerave të pasme.

Natyrisht një ekran i jashtëm më i madh do ti bënte fotot selfie me kamerën kryesore të Z Flip një eksperiencë më të kënaqshme por nga ana tjetër ka edhe disavantazhe.

Një ekran dytësor më i madh do të ndikonte tek jetëgjatësia e baterisë së Z Flip 5 vetëm nëse Samsung integron një bateri me kapacitet më të lartë në Z Flip.

Telefoni pritet të debutojë krahas Z Fold 5 në fund të muajit Korrik.