‘Fqinja’ më e afërt e Tokës po tkurret çdo ditë e më shumë

Kur hëna u formua 4.53 miliardë vite më parë, pjesa e brendshme e saj nisi të ftohej dhe për qindra milionë vitet e mëvonshme, ftohja ka sjellë tkurrjen e saj prej 100 metrash në diametër. Tkurrja vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Në një studim të publikuar në Planetary Science Journal, kërkuesit zbuluan se peizazhi hënor ka ndryshuar përgjatë kohës dhe tkurrja e vazhdueshme ka sjellë ndryshime në sipërfaqen e polit jugor të hënës, një zonë kyçe për banimin e ardhshëm të njerëzimit.

Një pjesë të fenomeneve ata e kanë lidhur me një nga tërmetet më të fuqishëm hënorë të regjistruar nga sizmometrat e anijes Apollo, më shumë se 50 vite më parë.

Në thelb, hëna është një trup qiellor që po ‘thahet’, me sipërfaqe të brishtë që rrudhoset. Kjo brishtësi lejon koren që të shtyhet dhe të krijojë shkëmbinj. Shkëmbinjtë funksionojnë si pllaka tektonike dhe shkaktojnë tërmete hënorë që ndodhin rreth 160 km në koren e hënës. Kjo mund të zgjasë për orë të tëra sepse ndryshe nga Toka, në hënë nuk ka asgjë që t’i ndalë.

Ky zbulim nënkupton se çfarëdo strukture njerëzore që do të ndërtohej do të shembej dhe qytetërimi në hënë do të ishte një rrezik