Franca rrit sigurinë nëpër xhami, Erdogan bën paralajmërim

Pak orë pas sulmit terrorist në xhaminë “Al Noor” në Zelandën e Re, që la pas 49 viktima dhe 48 persona të plagosur, Franca ka rritur sigurinë në xhami, ndërsa kryebashkiaku i Londrës është shprehur se sulmet ndaj xhamive të “thyejnë zemrën”.  

Gjithashtu kryeministri spanjoll ka shprehur ngushëllime ndaj Zelandës së Re, ndërsa ministri i Jashtëm gjerman e ka dënuar këtë krim brutal. 

Reagime kanë ardhur edhe nga vendet arabe, të cilat e kanë dënuar aktin e rëndë dhe kanë kërkuar drejtësi. 

Ndërkohë që Presidenti turk, Erdogan iu ka bërë thirrje vendeve perëndimore të ndërmarrin masa për të frenuar rritjen e racizmit kundër fesë islame. Erdogan paralajmëroi se nëse nuk do të merren masa për këtë çështje, të tilla sulme do të jenë të pashmangshme.