Franca thirrje KS-OKB-së për takim emergjent për Halepin

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean Marc Ayrault, ka kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për të diskutuar mbi situatën në Halep të Sirisë e cila sa vjen e rëndohet nga pikëpamja njerëzore për shkak të konflikteve të përjetuara në kohët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ayrault në një deklaratë me shkrim tha se “Kemi nevojë më shumë se çdo herë që të mundësojmë realizimin e ndihmave humanitare dhe për të gjetur rrugët që do t’u japin fund armiqësive”.

Duke i bërë thirrje për mbledhje emergjete KS-OKB-së, Ayrault ka vënë në dukje se ditën e nesërme do të presë në një takim kryetarin e kuvendit të qeverisë lokale në Halep, Breta Haxhi Hasan.

Teksa ka arritur në 613 numri i civilëve që kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të ndërmarra në 13 ditët e fundit në lindje të Halepit nga forcat e regjimit të Bashar al Asadit dhe milicëve shiitë të mbështetur nga Irani në Siri, thuhet se afërsisht 300 mijë civilë janë bllokuar në një hapësirë prej 30 kilometra katrorë.

Forcat e regjimit dhe aleatët e tij kanë arritur përparime të rëndësishme në ditët e fundit kundër opozitarëve në Halep.

Administrata e Mbrojtjes Civile e cila është përgjegjëse për rajonet nën kontrollin e opozitarëve në Halep për shkak të sulmeve që kanë shkaktuar humbje të mëdha të jetëve dhe plagosjeve e ka shpallur “plotësisht rajon të fatkeqësisë” lagjet në lindje të cilat ndodhen nën rrethim në qytet, dhe gjithashtu i kishte bërë thirrje të gjitha organizatave humanitare që të kalojnë në veprim për të ndalur bombardimet e avionëve të regjimit dhe atyre rusë.

Në deklaratën e Administratës së Mbrojtjes Civile ishte theksuar gjithashtu se që nga 15 nëntori e deri tani në qytet janë kryer 2 mijë sulme ajore, 7 mijë sulme me artileri dhe gjithashtu janë përdorur raketa balistike, bomba thërrmuese dhe gaz klorin që janë të ndaluara ndërkombëtarisht.

Ayrault, në një deklaratë të bërë pas takimti të Këshillit të ministrave tha se në fillim të muajit dhjetor në Paris do të mbanin një takim me temë “Siria” ku në këtë takim krahas Francës do të merrnin pjesë edhe SHBA, Gjermania, Italia, Britania e Madhe, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania.