Kampi i emigrantëve në Francë është evakuuar për shkak të valës së të nxehtit, raporton Anadolu.
Policia franceze evakuoi kampin e emigrantëve me 250 persona të ngritur nga shoqata “Utopia 56” përpara Bashkisë së Parisit.
Policia përmendi valën e të nxehtit dhe rreziqet shëndetësore si arsye për evakuimin.
Emigrantët u transportuan me autobus në qendrat e akomodimit në zona të tilla si Marsejë, Burges dhe Besançon.







