Francë – Gjermani, formacionet zyrtare

Franca do të ketë përballë Gjermaninë në ndeshjen e parë në “Euro 2020”.

Franca dhe Gjermania janë bërë rivalë të rregullt gjatë dekadës së fundit dhe skuadrat u ndeshën edhe në “Euro 2016”, shkruan lajmi.net.

Kjo është ndeshja hapëse e Grupit F që do të zhvillohet në “Allianz Arena” në Munich, dhe është një përsëritje e gjysmëfinales “Euro 2016”, të cilin e kishte fituar 2-0 Franca për të arritur në finale. Kjo ishte hera e vetme që këto skuadra ishin përballur në kuadër të Kampionatit Evropian.

Dy gola të Antoine Griezmann vendosën gjysmëfinalen në “Stade Vélodrome” në korrik të vitit 2016, duke e çuar Francën në finale të cilën ata e humbën ndaj Portugalisë pas kohës shtesë.

Formacionet zyrtare të Kombëtareve./Lajmi.net/

Franca: Lloris, Pavard, Kimpembe, Varane, Pogba, Griezmann, Mbappe, Kante, Rabiot, Benzema, Hernandez.

Gjermania: Neuer, Rudiger, Ginter, Hummels, Kimmich, Havertz, Kroos, Gnabry, Gosens, Gundogan, Muller.