Fshirja e profilit në Threads merr me vete edhe llogarinë në Instagram

Kur përdoruesit hapin një llogari në Threads, përdorin kredencialet e Instagram për tu regjistruar duke sjellë profilin dhe rreth shoqërore nga ky i fundit.

A jeni prej atyre përdoruesve të cilët janë regjistruar në Threads për të parë sesa ka arritur Meta të krijojë një rival të denjë të Twitter?

Nëse keni vendosur se rrjeti social i ri nuk është për ju, fshirja e llogarisë mund të mos jetë hapi juaj i radhës sepse kështu do të fshini edhe llogarinë në Instagram.

Kur përdoruesit hapin një llogari në Threads, përdorin kredencialet e Instagram për tu regjistruar duke sjellë profilin dhe rreth shoqërore nga ky i fundit.

Duke vepruar kështu dy llogaritë tuaja në Instagram dhe Threads lidhen ngushtë. Përmes një postimi në Threads, Adam Mosseri, shefi i Instagram, tha se Meta është në dijeni të “problemit” dhe se aktualisht po përpiqet të ofrojë një mënyrë të fshirjes së llogarisë në Threads pa prekur Instagram.

Kompania gjithashtu po punon në disa funksionalitete që i mungojnë platformës siç është tabi i ndjekësve, hashtaget, mbështetja për fediverse dhe komunikimi me mesazhe.

Aktualisht e vemja mënyrë për tu larguar nga Threads është duke çaktivizuar profilin apo bërë të private. Vlen të theksohet se në Threads mund të regjistroheni veçmas me një e-mail ose numër telefonit pa pasur nevojë ta lidhni me llogarinë në Instagram.