FSK fiton medalje në Britani në garën ku ishin përfshirë 107 ekipe ndërkombëtare

Forcat e Sigurisë së Kosovës ka fituar medaljen e argjendtë për performancë në garën ushtarake “Cambrian Patrol ‘22”, ku të përfshira ishin 107 ekipe të ushtrive ndërkombëtare.

Lajmi është bërë i Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikatë për media.

“Së fundmi, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjendtë në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol ‘22” që u zhvillua në Britani të Madhe. Në këtë garë pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orësh në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare.”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se performanca e FSK-së është vlerësuar lartë edhe nga këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter, si demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK ka përmbushur.