Full Self-Driving Beta i Tesla tenton që të shmang pengesa të ndryshme

Që prej se Dan O’Down filloi një kampanjë kundër Elon Musk në lidhje me teknologjinë beta Full Self-Driving të Tesla, fansat dhe pronarët e veturave të kësaj marke kanë bërë bashkë disa video për të tentuar që t’i tregojnë publikut se si performon kjo teknologji në botën e vërtetë.

Në videon e postuar nga motor1 që tek ta u dërgua nga AI DRIVR, i cili ka qenë duke bërë testet beta të FSD dhe ka bërë video për këto testime tani e një kohë.

Sistemi beta FSD i Tesla-s nuk e drejton vërtet makinën vetë. Përkundrazi, ai mund të pilotojë makinën në situata të caktuara, por shoferi duhet të jetë i vetëdijshëm, vigjilent dhe i gatshëm për të marrë kontrollin në momentet kur duhet të jetë e nevojshme.

Kjo për shkak se ka shumë raste të skajshme dhe teknologjia nuk është domosdoshmërisht e qëndrueshme. Ndërsa videot si më sipër janë bindëse, nuk mund të supozojmë se sistemi do të reagojë në të njëjtën mënyrë në çdo situatë të ngjashme, dhe videoja tregon prova të kësaj.

Duke e thënë, ju mund ta shihni qartazi se teknologjia e Tesla është e aftë për t’i “parë” pengesat dhe t’i shmang ato. Këtë e kemi parë edhe më herët, dhe gjithashtu e dimë se ka shumë vetura të tjera në treg që mund ta bëjnë të njëjtën gjë.

Ju gjithashtu mund ta shihni se vetura me këtë teknologji ndonjëherë edhe mund të dështoj t’i shoh dhe ti shmang ato pengesa dhe edhe mund të shkojë drejt tyre.

Duket se ka të bëjë diçka me madhësinë, formën, vendndodhjen dhe lëvizshmërinë ose mungesën e lëvizshmërisë së objektit. Gjatësia e pengesës gjithashtu duket se ka një impakt të dukshëm në këto vështirësi.