Furrtari shqiptar në Serbi që jep bukë falas për skamnorët

Ferhat Hoxhaj, 34 vjeçar nga Prijepolje në Serbi, është dëshmia se pak për dikë do të thotë shumë për dikë tjetër.

Ai është pronar i disa furrave të bukës dhe jep bukë falas për të gjithë ata që nuk kanë mundësi për të blerë.

E së fundmi ai ka filluar një praktikë të re, duke ofruar bukë falas për të gjithë bashkëqytetarët e tij.

Në katër furrat e tij para një javë janë vendosur mbishkrimet që të gjithë qytetarët mund të marrin nga dy bukë në ditë falas.