Tyson Fury dhe Dillian Whyte do të ndeshen sonte për titullin WBC në Wembley.
Përballja ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm për tifozët në mbarë botën, e për rrjedhojë është shënuar rekord në shitjen e biletave, me mbi 94 mijë shikues të pranishëm në stadium.
Për shikuesit shqiptarë, ndeshjen do ta transmetojë televizioni publik, RTK, transmeton lajmi.net.
Të paktën kështu kanë njoftuar gjatë ditës së djeshme vetë televizioni në fjalë.
Ndeshja pritet të fillojë rreth orës 23:00.






