Fytyra tjetër e “demokracisë”: Paditet pse hyri në pishinë me burkini

Një grua muslimane që mbante veshur burkini dhe po lahej në një pishinë publike është obliguar të paguajë një gjobë të konsiderueshme, për të “financuar shpenzimet e pastrimit të pishinës”.

Gruaja e quajtur Fadila, po kalonte pushimet me familjen e saj në Marsejë të Francës, por cfarë pushimesh të tmerrshme mund të kenë qenë ato. Pasi ajo hyri në ujë, një punonjës i pishinës i largoi të gjithë nga pishina, dhe më pas i faturoi gruas një shumë prej 490 eurosh pasi gjoja se ajo kishte ndotur pishinën duke qenë me rroba.

“Unë u habita, sepse askush nuk më ndaloi apo nuk tha asgjë fare”, tha Fadila për organizatën bamirëse “United Against Islamophobia in France (CCIF)”. Jam e zhgënjyer, e tronditur, dhe e lënduar nga fakti se dikush mund të jetë kaq hipokrit dhe i lig, është burkini, asgjë tjetër… ”

Verën e kaluar, gjoba të ngjashme iu imponuan grave me burkini në qytetin jugor francez të Kanës.

Gjykata më e lartë administrative e Francës më vonë vendosi se “ndalimi i burkinëve” që zbatohej në plazhet e vendit ishte i paligjshëm dhe shkelje e lirive themelore. /MESAZHI/