Gara për Këpucën e Artë – Ja si qëndrojnë statistikat

Një garë e ashpër po zhvillohet për çmimin individual, ‘Këpuca e Artë’.

Për dallim prej viteve të tjera, këtë vit është ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ai i cili po i mungon kësaj gare të rëndësishme.

Në anën tjetër, i përhershmi Lionel Messi po vazhdon me numra të jashtëzakonshëm , duke qenë lider deri në këtë pikë të sezonit.

Në konkurrencë me Leon është super ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, i cili po luan sezonin e ëndrrave.

Befasi për vendin e tretë është Fabio Quagliarella i Sampdorias, i cili edhe pse më në moshë, qëndron më mirë sesa Ronaldo.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell statistikat në garën për ‘Këpucën e Artë’, deri në këtë pikë të sezonit.

Messi – 34 gola – 68 pikë
Mbappé – 30 gola – 60 pikë
Quagliarella – 23 gola – 46 pikë
Lewandowski – 21 gola – 42 pikë
Duvan Zapata – 21 gola – 42 pikë