Garë e ngushtë mes Pecit e Tahirit edhe nga votat me kusht

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Mitrovicë të Jugut.

Faton Peci, kandidat i LVV-së për kryetar të kësaj komune ka marrë 58 vota apo 47,93%, kurse Arian Tahiri, kandidat i PDK-së ka 47 vota apo 38,84%.

Nga të gjitha votat e numëruara deri më tash, Peci ka 15,805 vota apo 47,96%, kurse Tahiri 15,677 vota apo 47,57%.

Këta dy kandidatë do të përballen në raundin e dytë ku do të përcaktohet fituesi për kryetarin e Mitrovicës së Jugut.