Gashi i LDK-së: Kurti nuk është tërhiqur nga Ligji, nuk ia bëjmë kuorumin për president

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi është shprehur se Albin Kurti dhe LVV-ja nuk janë tërhiqur nga Ligji për Zgjedhjet në Kosovë.

Kjo është deklarata e plotë:

Ne kemi bërë kërkesë eksplicite nga Lëvizja Vetëvendosje që ka marrë vendim akrobatik si kërcënim dhe shantazh ndaj opozitës duke propozuar Ligjin për Zgjedhje dhe duke kërcëuar me zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ne kemi kërkuar nga z.Kurti dhe Kuvendi të tërhiqet Ligji i propozuar dhe akoma nuk kemi tërheqje të ligjit, po ashtu kërkesa nuk është për teke personale por se kemi një situatë të tentimit të përmbysjes së rendit Kushtetues të Kosovës.

Për herë të parë në Kosovë një shumicë parlamentare po tenton të ndryshojë rregullat e lojës, ne jemi për ndryshimin dhe reformën zgjedhore, ne jemi të përfshihen të gjitha rekomandimet që kanë dalur nga KQZ-ja dhe ndërkombëtarët, jemi për reformë substanciale zgjedhore, jemi që ambasadave dhe konsulatave t’u mundësohet organizimi i zgjedhjeve por nuk jemi që në mënyrë arbitrare në ora 21:00 të caktohet që të nesërmen në ora 11:00 të mblidhen komisionet në mënyrë të imponuar dhe të votohen ligjet.

Duhet automatikisht të tërhiqet nga propozuesit ky projektligj dhe të kemi reformë zgjedhore substanciale. Po ashtu në kërkesën të cilën e kanë dërguar për seancë të jashtëzakonshme, ne e kemi vërejtur se ka ndërhyrje në listën nënshkruese tek deputetët që janë nënshkruar si përkrahës të njërit nga kandidatët dhe kjo duhet të shihet sepse kemi moment kur janë shlyer 3 emra dhe janë shtuar 3 emra.

Pa u zgjidhur këto probleme ne nuk marrin pjesë.