Gavi do të mbetet te Barcelona edhe për shumë vite tjera

Gjiganti spanjoll do të mbajë në ekip talentin e tyre.

Gavi është njëri ndër futbollistët që ka dal në pah këtë edicion te Barcelona, dhe po zhvillon paraqitje mjaft të mira në një moshë vetëm 17-vjeçare, transmeton lajmi.net.

Falë ndeshjeve të mira, ai është ftuar edhe nga Kombëtarja e Spanjës dhe shihet si një futbollistë me të ardhme të ndritur.

‘Blaugranët’ kanë për qëllim të ‘blindojnë’ talentin e tyre, dhe kanë gati një marrëveshje të re afatgjate për të.

Mesfushori momentalisht ka kontratë me klubi deri në qershor të vitit 2023, ndërsa pritet ta zgjatë atë edhe për dy ose tri sezone tjera me rritje të konsiderueshme të pagës.

Spanjolli dëshiron të qëndrojë te Barça, dhe nënshkrimi i kontratës së re mes dy palëve pritet të ndodhë së shepjti.

17-vjeçari, këtë edicion ka luajtur 14 ndeshje me klubin në të gjitha garat, duke dhuruar një asistim.