Gavi operohet sot

Mesfushori i Barcelonës, Gavi pritet të operohet sot pas lëndimit të tmerrshëm që e pësoi në paraqitjen për kombëtaren e Spanjës.

Talenti ka dëmtuar ligamentin ACL, ndërsa Barca shpreson që ta ketë atë në fillimin e sezonit të ardhshëm, teksa pritet që ai ta humbasë edhe euro 2024.

Gavi para se të lëndohej, këtë edicion pati 15 paraqitje duke shënuar 2 gola dhe dha një asistim.