Phyllis Bennis, studiuese në Institute for Policy Studies, thotë se diskutimi nëse Izraeli do të “riokupojë” Gazën pas vendimit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës është një argument “i rremë”.
“Gaza ka qenë nën okupim izraelit që nga viti 1967,” tha ajo për Al Jazeera, duke iu referuar luftës së atij viti.
Sipas saj, tërheqja e trupave izraelite nga Gaza në vitin 2005 nuk e përfundoi okupimin, por vetëm e ndryshoi formën e tij. “Izraeli largoi kolonët dhe e zhvendosi ushtrinë nga rrugët e Gazës në rrethimin e saj, së bashku me murin e militarizuar që e rrethon Rripin e Gazës,” tha Bennis, autore e librit Understanding Palestine and Israel.
Ajo shtoi se tani pritet një “përshkallëzim masiv i sulmeve ushtarake” kundër një popullsie civile të shkatërruar dhe të uritur. /mesazhi








