GDF sekuestron dy tonë kokainë

Dy tonë kokainë, me vlerë tregu mbi 400 milionë euro, u sekuestruan nga ”Guardia di Finanza” (GDF).

Kokaina u gjet në det, në brigjet lindore të Siçilisë, nga ushtarë të komandës provinciale të Katanias dhe grupit ajror-detar të Mesinas.

Droga ishte e paketuar, për të shmangur depërtimin dhe fundosjen në ujë, në rreth 70 pako ”lundruese”, të shoqëruara nga një pajisje sinjalizuese ndriçuese dhe të mbajtura së bashku me rrjeta.

Ky është një nga zbulimet më të mëdha të drogës që është bërë ndonjëherë në territorin kombëtar dhe marketingu i saj i mëvonshëm do të kishte sjellë, sipas vlerësimeve të hetuesve, të ardhura me pakicë mbi 400 milionë euro.

Pakot ishin parë nga njësitë ajrore-detare.

Më pas, u aktivizua edhe bërthama e policisë ekonomike dhe financiare të ”Guardia di Finanza”-s të Katanias, e cila, me mbështetjen e departamentit të operacioneve aeronautike të Palermos, siguroi bashkëpunim dhe koordinoi operacionet e mëvonshme për sigurimin e ngarkesës. /atsh