Getty Images lançon një mjet AI për gjenerimin e imazheve

Njëlloj si mjetet e ngjashme DALL-E nga OpenAI dhe Midjourney, mjeti i Getty gjeneron imazhe nga përshkrimet me tekst.

Getty Images, një prej furnizuesve më të mëdhenj të imazheve stock, fotove editoriale, videove dhe muzikës, ditën e Hënë njoftoi lançimin e mjetit AI të gjenerimit për të cilin thotë se është komercialisht më i sigurte sesa zgjidhjet rivale aktualisht në treg.

Quajtur Generative AI by Getty Images, mjeti fuqizohet nga një model AI ofruar nga Nvidia, kompani me të cilën Getty ka një partneritet teknike të ngushtë. Modeli AI është trajnuar me librarinë e madhe të 477 milionë aseteve që përmban.

Njëlloj si mjetet e ngjashme DALL-E nga OpenAI dhe Midjourney, mjeti i Getty gjeneron imazhe nga përshkrimet me tekst.

Konsumatorët që krijojnë dhe shkarkojnë këto imazhe të gjeneruara do të pajisen me një licencë standarde që i mbron nga paditë e mundshme për të drejtat e autorit.

Generative AI nga Getty Images mund të aksesohet direkt nga uebsajti Getty Images. Kompania tha se do të ketë çmim më vete nga abonimi standard i Getty.