Gjahtari dhe zogu

Një herë një gjahtar shkoi për gjueti në pyll. Atje ai kapi një zog.

Zogu duke parë vetën në gjendje të vështirë i tha gjahtarit: “Duhet të kesh kapur shumë kafshë të mëdha. Si mund të të kënaqesh me një zog si puna ime? Nëse më lëshon do të të jap tre këshilla, pasi t’i kesh dëgjuar do ta konsiderosh veten si njeriu më me fat në tokë, por me kusht që këshillën e parë ta jap derisa jam në dorën tënde, të dytën kur të jem në çati dhe të tretën nga maja e pemës”.

Gjahtari kurreshtar pranoi kushtin e zogut.

Derisa ishte në dorën e gjahtarit, zogu tha. “Këshilla e parë është: Mos u beso fjalëve që t’i thonë të tjerët pa u menduar mirë.”

Pasi dëgjoi këshillën e parë, gjuetari e lëshoi zogun i cili tashmë nga çatia tha: “Këshilla e dytë: Mos u pendo për atë që ka kaluar…”

Pas këshillës së dytë zogu i tha gjahtarit se trupi i tij përmban një perlë të çmuar e cila peshon njëqind gram dhe që mund të ishte e tij.

Pasi dëgjoi këtë gjuetari u dëshpërua pa masë.

Me të parë gjendjen e tij, zogu e pyeti: “Pse u dëshpërove? A nuk i dëgjove këshillat që t’i thashë që mos të pendohesh për të kaluarën dhe të mos u besosh fjalëve të pamenda të të tjerëve…”

Si mund t’u besosh fjalëve të mia? Si mund të kam një perlë në stomak, a nuk mund të mendosh se unë vetë peshoj 80 gram, atëherë si mund të kam brenda meje një perlë që peshon njëqind gram.

Duke ardhur në vete, gjahtari kërkoi këshillën e fundit kur zogu ishte në majë të pemës.

“Duke parë se nuk i kuptove dy këshillat e para, pse të shpërdoroj të tretën … të keshillosh një injorant është sikur të hedhesh farën ne gurë”, tha zogu dhe fluturoj.

/islamgjakova