Ballina Sport Gjakova mposht xhudistin serb në Evropian

Gjakova mposht xhudistin serb në Evropian

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka arritur ta mposht xhudistin serb, Bagajev Bajsangur në raundin e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos.

Evropiani është duke u zhvilluar në Montpellier të Francës, shkruan lajmi.net.

Gjakova, i cili po garon në kategorinë deri në 73 kilogram raundin e parë e kaloi pa luftë.

Ai tani do të përballet me Bullgarin, Hristov Mark.

Sot do të garojnë edhe Laura Fazliu dhe Loriana Kukua.

Kujtojmë që dje në këtë kompeticion me medalje u stolisën, Distria Krasniqi, e cila zuri vendin e dytë dhe Nora Gjakova që u rendit e treta.