Ballina Sport Gjakova në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Gjakova në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Akil Gjakova ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Gjakova mposhti xhudistin nga bullgaria, Mark Hristov.

Evropiani është duke u zhvilluar në Montpellier të Francës.

Gjakova, i cili po garon në kategorinë deri në 73 kilogram raundin e parë e kaloi pa luftë, derisa në luftën e dytë mposhti xhudistin serb, Bagajev Bajsangur.

Sot po garojnë edhe Laura Fazliu dhe Loriana Kukua, por kjo e fundit është eliminuar në raundin e tretë.

Kujtojmë që dje në këtë kompeticion me medalje u stolisën, Distria Krasniqi, e cila zuri vendin e dytë dhe Nora Gjakova që u rendit e treta.