Gjakova në finale të Grand Slamit në Abu Dabi

Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Abu Dabi.

Në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kg e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev. Ndaj tij fitoi me lëvizje mjeshtërore në dysheme.

Akili ka shkëlqyer gjatë tërë ditës dhe tani e kërkon medaljen e artë.