Gjakovë, policia përfshihet në përleshje të armatosur

Policia e Kosovës është përshirë në një përleshje të armatosur me disa persona të dyshuar për vjedhje në rajonin e Gjakovës.

KALLXO.com ka marrë vesh se të shtënat kanë ndodhur gjatë ndjekjes së një grupi të dyshuar për vjedhje.

Informacionet e deritanishme tregojnë se nga armët nuk ka të lënduar ndërsa disa pjesëtarë të policisë kanë marrë lëndime pasi makina e tyre është aksidentuar gjatë këtij incidenti.