Gjashtë muaj të barbarisë – bilanci tragjik i vrasjes së një populli

Salih Kabashi

Në gjashtë muaj vrasje e shkatërrime, Izraeli ka bërë gjithçka që për një kohë shumë të gjatë në Gaza të mos ketë kushte për çfarëdo jete normale njerëzore.
Të dielën do të bëhet gjysmë viti nga vrasjet e Hamasit në Izraelin jugor, ku ai kishte vrarë 1,139 izraelitë dhe kur kishte zënë rreth 200 pengje.
Ishte krejtësisht e qartë se Izraeli do të përgjigjej me ndëshkim kolektiv të palestinezëve dhe se sasia e vuajtjes njerëzore do të tejkalonte çdo gjë që palestinezët kishin përjetuar që nga Nakba – dëbimi masiv i vitit 1948.
Tash, gjashtë muaj më vonë, Gaza është vatra e qendra më e madhe në botë e shkatërrimit, dehumanizimit dhe e vrasjeve masive.
Numri i viktimave të shkatërrimit të Gazës nga Izraeli tashmë ka tejkaluar 33 mijëshin. Në mesin e të vrarëve, rreth 40 përqind janë fëmijë.
Përgjatë gjashtë muajsh vrasje e shkatërrime, Izraeli ka bërë gjithçka që në Gazan palestineze për shumë kohë të bëhet e pamundur një jetë normale njerëzore…