Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjashtë palestinezë të tjerë vriten në Gaza

Gjashtë palestinezë të tjerë vriten në Gaza

Gjashtë palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi Mbrojtja Civile palestineze.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Bassal, tha se katër palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një sulm ajror izraelit në jugperëndim të kampit të refugjatëve Bureij, në Gazën qendrore.

Spitali i Dëshmorëve të Al-Aksasë dhe Spitali Al-Awda, në afërsi të vendit të sulmit, konfirmuan se kishin pranuar nga dy trupa të pajetë.

Mbrojtja Civile tha gjithashtu se një palestinez u vra nga një sulm me dron ndaj një tende në kampin Al-Munasara për personat e zhvendosur në Deir al-Balah.

Një tjetër person u vra nga një sulm me dron në veri të kampit të refugjatëve Nuseirat, po në Gazën qendrore.

Spitali i Dëshmorëve të Al-Aksasë konfirmoi se kishte pranuar dy trupa pas këtyre sulmeve. /mesazhi