Gjenden dy vëllezër të vrarë në Pejë

Dy vëllezër janë gjendur të vrarë në fshatin Krushec të Pejës.

Lajmin për klankosova.tv ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

Kryeprokurori tha se akoma nuk ka persona të dyshuar për këtë rast, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Ndërsa trupat e të vrarëve janë dërguar për autopsi.