Ballina Lajmet Kosovë Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në veri të Mitrovicës

Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës janë gjetur mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin personit të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gërmimet janë kryere të martën nga Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore me urdhër të lëshuar nga gjykata.

Mbetjet janë tërhequr dhe dërguar në IML për egazminim mjekësor.