Gjendet copa më e madhe e arit në Angli

Copa më e madhe e arit e gjetur ndonjëherë në Angli u gërmua nga një 67-vjeçar, që i kishte bërë tri orë e gjysmë rrugë për në fshatin Shropshire.

Aty gjendej një tokë bujqësore në Hills që thuhej se ishte e mbushur me ar, e Richard Brock me detektorin metalik ia doli të gjente copën që peshonte 64.6 gramë.

Kjo copë u konsiderua shumë e madhe e pritet të kushtojë rreth 30 mijë funte, në një ankand që do të hapet më 1 prill, ka shkruar Skynews.

“U paraqita vonë, ishte vetëm çështje minutash dhe kjo ekspeditë e kërkimit të thesareve duhej të zgjaste tërë ditën”, ka thënë Brock.

Sipas tij, ari ishte thellë i fshehur. Ai konsiderohet veteran i kërkimit të arit në tokat britanike.