Gjendjen mbetje mortore në Bishtazhin të Gjakovës, dyshohet të jenë të luftës së fundit

Komisioni qeveritar për persona të zhdukur ka njoftuar se janë duke u kryer gërmime në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Komisioni ka njoftuar se të mërkurën gjatë gërmimeve ekipet kanë hasur në eshtra njerëzore për të cilat dyshohet se i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

“Në vazhdën e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtës dhe FSK-së, EULEX-it dhe KNKK, janë duke kryer gërmime në lokacion Bishtazhin, Komuna e Gjakovës. Sot gjatë gërmimeve, ekipet kanë hasur në eshtra njerëzore të cilat sipas antropologut dr. Valon Hyseni, i angazhuar sot në lokacion, janë me interes forenzik dhe potencialisht i përkasin viktimave të luftës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas analizave të ADN-së do të ketë njoftim për rezultatet e eshtrave të gjetura.