Gjermani – 100 miliardë euro fond special per mbrojtjen

Udhëheqësit gjermanë ranë dakord për një plan prej 100 miliardë eurosh (107 miliardë dollarë) në një fond special për ushtrinë e vendit.

”Qeveria e koalicionit gjerman dhe opozita konservatore CDU/CSU kanë përfunduar me sukses bisedimet”, theksuan përfaqësuesit e të dyja palëve, pas më shumë se tre orësh negociatash në Berlin.

Ka pasur javë të tëra grindjesh ligjore për fondin special. Për shkak se do të lidhet me një ndryshim në Ligjin Themelor, siç njihet kushtetuta gjermane, koalicioni i socialdemokratëve pro sipërmarrës (SPD), të Gjelbrit dhe Demokratëve të Lirë (FDP) varej nga votat e CDU/CSU.

Më 27 shkurt, kancelari Olaf Scholz njoftoi në një deklaratë të qeverisë në Bundestag se, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, buxheti do të pajiset me një fond special të vetëm prej 100 miliardë euro për investime në projektet e mbrojtjes. .

Më shumë se 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit do të investohet gjithashtu në mbrojtje, në përputhje me angazhimet e aleancës mbrojtëse të NATO-s.

”Së bashku do të sigurojmë që Bundeswehri të forcohet në vitet e ardhshme me 100 miliardë euro investime shtesë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ministria e Financave që konfirmon marrëveshjen.

”Në këtë mënyrë, i ashtuquajturi objektivi 2% i NATO-s do të arrihet në një mesatare shumëvjeçare”, thuhet në deklaratë.

Negociatorët e bënë të qartë gjithashtu se paratë nuk do të përdoren për të forcuar sigurinë kibernetike, për të cilën të gjelbrit po kërkonin.

Buxheti normal federal do të përdoret për sigurinë kibernetike. /atsh