Dy luanë, dy tigra dhe një jaguar kanë ikur nga një kopsht zoologjik në rajonin jugperëndimor gjerman Eifel, ku kanë ndodhur përmbytjet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga komuna Bitpurg-Prüm të shtetit Rheinland-Pfalz, pas fatkeqësisë së përmbytjeve në rajon, disa kafshë grabitqarë kanë ikur nga kopshti zoologjik në Lünebach.
Zëdhënësi Ansgar Dondelinger, tregoi se vazhdojnë punimet për kapjen e të dy luanëve, dy tigrave dhe një jaguari.
Policia shtetërore paralajmëroi popullatën përreth që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, ndërsa u kërkoi që të lajmërojnë në rast të gjetjes së kafshëve grabitqarë.
Televizioni SWR, njoftoi se një ari që ka ikur nga kopshti zologjik ka ngordhur pasi që është qëlluar.
