Gjermani, protesta kundër masave ndaj COVID-19

Në qytete të ndryshme të Gjermanisë u mbajtën protesta ndaj masave dhe vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin gjerman, thuhet se 4.500 persona në qytetet Reutlingen dhe Freiburg në rajonin Baden-Württemberg protestuan ndaj masave të qeverisë kundër COVID-19 dhe planeve për vaksinimin e detyruar.

Në një deklaratë nga policia e Leipzigut thuhet se qindra persona që protestuan në marshimin kundër masave për COVID-19 në Leipzig u ndaluan nga policia me arsyen për mosrespektimin e masave dhe rregullave të ndryshme.

Shumë protestues hynë në zonën e spitalit duke kaluar zinxhirin policor të formuar për të mbrojtur spitalin, thuhet në deklaratën ku informohet se shumica e protestuesve u kapën këtu dhe se janë identifikuar mbi 50 persona.

Po ashtu thuhet se ndaj këtyre personave do të fillohet një hetim për hyrje pa leje në zonën e spitalit, kundërshtim ndaj policisë dhe shkeljen e ligjit për tubim dhe shkeljen e masave për COVID-19.

Ndërsa në qytetin Brandenburg an der Havel, thuhet se policia i ka dhënë fund një proteste pa leje dhe se ka identifikuar disa protestues për të kryer hetim ndaj tyre më pas.

Ndërkohë mësohet se masat kundër COVID-19 janë protestuar nga 900 persona në qytetin Schwerin në Mecklenburg-Vorpommern, 1.150 persona në qytetin Osnabrück në Sanksoninë e Poshtme dhe 3.900 persona në qytetin Dyseldorf në Rajna Vestfalia – Veriore. /aa