Gjermani – Ritmi i vaksinimeve kundër koronavirusit ngadalësohet

Gjermania po përballet me një ngadalësim të ritmit të vaksinimit kundër koronavirusit.

Instituti Robert Koch (RKI), agjencia e kontrollit të sëmundjeve në Gjermani, raportoi sot se të paktën 266,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit u administruan një ditë më parë. Një javë më parë, shifra ishte 428,375, nga rreth 589,000 dy javë më parë.

Më shumë se dy të tretat e vaksinave të kryera të premten ishin doza përforcuese.

Në përgjithësi, sipas RKI, 74.4% e personave (61.8 milionë) kanë një “mbrojtje bazë”, që zakonisht nënkupton dy doza të vaksinës. Deri më tani, 45.1 milionë banorë në Gjermani (54.2%) kanë kryer dozën përforcuese.

75.9% e popullsisë gjermane ose (63.2 milionë) e kanë kryer dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.

Qëllimi i kancelarit Olaf Scholz për të vaksinuar 80% të popullsisë të paktën me dozën e parë deri në fund të janarit u arrit. /atsh