Gjermani, varfëria ka shënuar rritje serioze në vitet e fundit

Një hulumtim i zhvilluar në Gjermani ka treguar se varfëria në vend është rritur në mënyrë serioze në 10 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hulumtimin e zhvilluar nga Instituti i Shkencave Ekonomike dhe Sociale (WSI) i Fondacionit “Hans Böckler” në qytetin Dyseldorf, thuhet se norma e atyre të cilët konsiderohen si “shumë të varfër” që kanë të ardhura më pak se gjysma e atyre me të ardhura të mesme, është rritur me 40 për qind në periudhën 2010-2019.

Pandemia e COVID-19, rritja e çmimeve të energjisë dhe inflacioni i lartë mund të rrisë edhe më shumë këtë normë në të ardhmen, thuhet në hulumtim.

Edhe pse është shënuar zhvillim i mirë ekonomik dhe papunësia është ulur në 10 vitet e fundit, hulumtimi tregon se familjet e varfra nuk kanë përfituar mjaftueshëm nga kjo, madje këto familje kanë rënë edhe më shumë në aspektin ekonomik.

Kufiri i varfërisë i cili në vitin 2010 ka qenë 2.968 euro për familje, në vitin 2019 ka qenë 3.912 euro.